IDF: Izraeli dërgoi ndihma në spitalin në Gaza, Hamasi e pengoi

13 Nëntor 2023 | 09:59

Trupat izraelite përparuan të dielën në Rripin verior të Gazës, duke kapur një zonë urbane pranë Beit Hanoun, ndërsa luftimet e ashpra vazhduan rreth spitalit Shifa.

Izraeli bëri me dije se po punonte për të siguruar që civilët dhe pacientët të ishin të padëmtuar në beteja.

Forcat e Mbrojtjes izraelite thanë se kishin dërguar 300 litra karburant për Spitalin Shifa, në koordinim me stafin e tij, por se Hamasi e kishte penguar qendrën mjekësore ta pranonte atë.

Ndërkohë nga ana tjetër Hamasi mohoi të dielën se kishte refuzuar 300 litra karburant nga Izraeli të destinuara për përdorim mjekësor në spitalin Al Shifa të Gazës.

“Oferta nënvlerëson dhimbjen dhe vuajtjet e pacientëve që janë të bllokuar brenda pa ujë, ushqim ose energji elektrike. Kjo sasi nuk është e mjaftueshme për të funksionuar gjeneratorët e spitalit për më shumë se tridhjetë minuta,” shtoi Hamasi në një deklaratë.

IDF publikoi tre regjistrime të veçanta të ngjarjes. I pari ishte një regjistrim audio i një bisede midis një përfaqësuesi të Administratës së Koordinimit dhe Ndërlidhjes të Izraelit, dhe një zyrtari nga Spitali Shifa.

bisedë të dyja palët ranë dakord për dhënien e karburantit, duke shpjeguar se ku do të kryej dhënia e lëndës djegëse nga Forcat Izraelite.

“Pasi të dorëzojmë karburantin,” tha përfaqësuesi i Izraelit, “forcat tona do të kthehen prapa që të mos jenë pranë kryqëzimit. Do të dërgoni një ambulancë për të marrë karburantin.”

Gjithashtu Forcat e Mbrojtjes së Izraelit publikuan një video të ushtarëve të IDF duke shpërndarë 300 litra karburant pranë spitalit.

Por më pas përfaqësuesi nga Spitali Shifa raporton se Hamasi mori karburantin e dorëzuar atyre në 12 nëntor.

IDF ndau një regjistrim të një bisede midis një oficeri të Izraelit dhe një zyrtari shëndetësor në Gaza, në të cilën zyrtari shëndetësor deklaroi se Yusef Abu Rish, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi i Gazës, e pengoi spitalin të merrte karburantin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA

Jens Spahn, një anëtar i lartë i konservatorëve në pushtet në Gjermani, dha dorëheqjen të shtunën pasi lindi një fëmijë nga një nënë zëvendësuese në...
16:52 | 18/07/2026

Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç

Kryeministri hungarez Peter Magyar shprehu të shtunën mbështetje për uljen e moshës së votimit nga 18 në 16 vjeç, si pjesë e procesit të vazhdueshëm...
16:24 | 18/07/2026

Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)

Departamenti i Zjarrfikësve i Kuvajtit tha se sulmet iraniane kishin shkaktuar zjarre në dy lokacione në vend, duke plagosur disa zjarrfikës, menjëherë pas një sulmi...
15:51 | 18/07/2026