Kritikoi policinë në lidhje me protestat pro-palestineze, shkarkohet Braverman
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, shkarkoi sekretaren e tij të brendshme, Suella Braverman. Kjo ngjarje vjen pas një debati të ashpër mbi sjelljen e policisë gjatë një marshimi pro-palestinez në rrugët e Londrës.
Braverman botoi një artikull në Times javën e kaluar duke akuzuar policinë se i trajton protestuesit pro-palestinezë në mënyrë më të favorshme se sa nacionalistët dhe e djathta ekstreme.
Duke thënë kështu se policia operon me standarde të dyfishta.
Një zyrtar tha: “Rishi Sunak i ka kërkuar Suella Braverman të largohet nga qeveria dhe ajo ka pranuar.”
Braverman është një figurë popullore në të djathtën e partisë qeverisëse Konservatore dhe pritet të kandidojë për lider nëse konservatorët, të cilët kanë mbetur prapa në sondazhe, pësojnë një humbje nën udhëheqjen e Sunak në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Largimi i saj do të thotë që Sunak tani do të duhet të zgjedhë një ministër të ri të lartë të brendshëm dhe të riorganizojë kabinetin e tij.
Shkarkimi dramatik i Braverman vjen pas skenave të dhunshme në Londër të shtunën.
Kundërprotestuesit e ekstremit të djathtë që zotoheshin se do të mbronin memorialet e luftës nga demonstrimi pro-palestinez u përleshën me policinë, ndërsa disa nga ata që u larguan nga demonstrata kryesore u sollën gjithashtu “në një mënyrë frikësuese”, sipas një deklarate nga Policia Metropolitane.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë