Ekspozita “Paris je T’aime”, Kostandini ‘sjellë’ Parisin në Korçë me punimet e tij

12 Nëntor 2023 | 22:11

Anastas Kostandini, Piktori i njohur pogradecar ka sjell Parisin në Korçë. Ai ka ekspozuar në 45 veprat e tij të të punuara në kryeqytetin francez. Taso rrëfen se Parisi është qyteti i tij i ëndrrave që kur nisi të vizatojë , kjo edhe për shkak të emrave të mëdhenj të pikturës atje.

 “Parisi ka qenë ëndrra ime që kur kam qenë i ri. Ne kemi jetuar me artin e madh të Parisit, me qytetërimin qe vinte nga ai vend dhe ajo ishte ndjenja e lirisë por ne nuk kishim mundësi kurrë, të shkonim atje e të shihnim pikturë me sy.

Pas demokracisë më është dhënë rasti, e nëpërmjet vajzës mësoj misteret e Parisit. Veç kryeqytetit të vendit tonë, e quaj kryeqytetin e artistëve Parisin. Është një destinacion jo vetëm shpirtëror por edhe human e intelektual”- Anastas Kostandini, piktor.

“Për të treguar që lufta e parë botërore dhe prezenca e Francës këtu me ushtrinë, sigurisht qendra ka qenë në Korçë por gjithë rajoni i juglindjes përfshi këtu dhe Pogradecin, ka qenë territore në administrim të përkohshëm të ushtrisë franceze.  Kam pikturuar dy skena, njëra prej të cilave është ushtria franceze me bandën në Pazarin e Vjetër të Pogradecit duke luajtur Marsejezën. Është situatë paqe, nuk flitet për luftë”-theksoi Kostandini.

Anastas Kostandini është nga piktorët me të njohur në vend e gjatë jetës së tij artistike ka hapur shumë ekspozita, ku gjithmonë vihet re një frymë franceze. “Paris Je T’aime” është ekspozita që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të artdashëve korçare e pogradecarë por e më shumë se kaq.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026