IDF: Kemi vrarë komandantin e forcës raketore të Hezbollahut në sulmin në Bejrut

24 Shtator 2024 | 19:22

Ushtria izraelite thotë se vrau komandantin e Hezbollahut, Ibrahim Muhammad Qubaisi, në një sulm ajror në Bejrut.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se ai ishte në krye të forcës raketore të Hezbollahut.

Qubaisi u godit së bashku me komandantët e tjerë qendrorë të forcave të raketave të Hezbollahut, tha ushtria në një deklaratë.

Po ashtu thuhet se ai iu bashkua Hezbollahut në vitet 1980 dhe që atëherë ka mbajtur disa role të rëndësishme ushtarake brenda organizatës.

Ai ishte përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve të shumta kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë, sipas IDF.

“Gjatë viteve dhe gjatë luftës, ai ishte përgjegjës për lëshimin e raketave drejt civilëve izraelitë,” thotë ushtria.

“Qubaisi ishte një burim i rëndësishëm njohurish në fushën e raketave dhe kishte lidhje të ngushta me udhëheqës të lartë ushtarakë në Hezbollah”, thuhej më tej.

Sipas zyrtarëve libanezë, numri i të vrarëve në sulmet izraelite në dy ditët e fundit është 564, me afro 2000 të plagosur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik

Irani njoftoi se ka nisur një valë të re sulmesh ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik, pas natës së gjashtë radhazi të operacioneve ushtarake amerikane...
08:28 | 17/07/2026

Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord

Shirat e rrëmbyeshëm vranë dy persona në Teksas, ndërsa ujërat e përmbytjeve i morën me vete në automjetet e tyre, teksa shteti përgatitet për reshje...
08:28 | 17/07/2026

Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane

Mbrojtja ajrore e Jordanisë të premten ka kapur dhe rrëzuar tre raketa iraniane që hynë në hapësirën ajrore të mbretërisë, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:19 | 17/07/2026