IDF publikon pamjet nga spitali Al-Shifa: Gjetëm armë dhe mjete ushtarake të Hamasit
Forcat izraelite të mbrojtjes kanë publikuar pamjet nga një operacion i tyre i zhvilluar në spitalin “Al Shifa” në qytetin e Gazes. Në pamjet e publikuara prej tyre, ata tregojnë se në spital kanë arritur të gjejnë armë dhe mjete teknologjike të cilat sipas tyre i shërbejnë terroristëve të Hamasit.
Një qendër komandimi operacionale, armë dhe asete të reja teknologjike janë gjetur në ndërtesën e MRI të spitalit Shifa, në Gazë. Trupat IDF po vazhdojnë me operacionin e tyre kundër organizatës terroristë të Hamasit. Ata po kryejnë kërkime për infrastrukturë dhe asete të cilat mund t’u shërbejnë terroristëve të Hamasit.
Sipas tyre, në momentin që ushtarët e IDF u ftutën në kompleksin spitalor, u ndeshëm me një numër terroristësh të cilët i vranë.
Ata kanë publikuar pamjet pasi kontrolluan në departamentet e spitalit ku zbuluan një dhomë me mjete teknologjike si dhe pajisje ushtarake luftarake të përdorura nga organizata terroriste e Hamasit.
Në një departament tjetër në spital, ushtarët gjetën një qendër komanduese operacionale dhe asete teknologjike që i përkisnin Hamasit, gjë që tregon se organizata terroriste e përdor spitalin për qëllime terroriste.
Asetet teknologjike dhe informacionet e gjera të inteligjencës të vendosura u transferuan për shqyrtim të plotë nga autoritetet përkatëse.
IDF po vazhdon të operojë në kompleksin spitalor, duke nxjerrë informacione të inteligjencës dhe duke parandaluar dëmtimin e ekipeve mjekësore dhe civilëve të strehuar atje, gjithashtu sipas një video të publikuar prej IDF ata kanë ofruar ilaçe dhe ndihmë mjekësore.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng