Leje menstruale për gratë, aktivistja: Kanë një oqean problemesh, por pse mos të…

15 Nëntor 2023 | 22:46

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë propozoi një ditë më parë që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit.

Aktivistja Rea Nepravishta tha në emisionin Now në Euronews Albania se kjo nismë nuk zgjidh problemet e grave në Shqipëri që janë shumë më të mëdha dhe më thella.

Por sipas saj, nuk ka pse të dilet kundër saj, pasi çdo nismë që lehtëson gratë është e rëndësishme.

“Mendoj se një propozim ligjor duhej bërë pa u bërë ky diskutim në sensin që nuk e zgjidh kjo problemin e grave në Shqipëri që janë shumë të thella, por edhe të dalësh kundër kësaj gjëje sepse nëse kemi një oqean të madh problemesh, kjo pikë uji që është pse mos ta bëjmë. Gratë mbajnë peshën më të madhe në shoqëri; ato kujdesen për të moshuarit apo të sëmurët në shtëpi, ndaj çdo lloj nisme që i lehtëson gratë është e rëndësishme”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026