Idro Seferi: Në Serbi po flitet për tensione në veri pas datës 1 nëntor

17 Tetor 2022 | 18:55

Gazetari Idro Seferi, ka thënë se vizita e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në Beograd, është për të arritur një takim mes Aleksandër Vuçiçit dhe Albin Kurtit.

Në një intervistë që ka dhënë për mediat e Kosovës, Seferi theksoi se Vuçiç nuk ka bërë me dije se çfarë u diskutua me Lajçak.

“Të paktën në pjesën që është bërë publikë në Serbi, nuk ka pasur deklarime për media. Presidenti Vuçiç thotë se ka pasur një takim të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm, por ajo që shkruhet në Serbi, është se këto vendime janë të Lajçak, për të arritur një mundësi, një takim të ri mes Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit Albin Kurtit”,-ka thënë Seferi.

Ai shtoi se në ditët e fundit në Serbi po flitet për mundësi të tensioneve të reja, në lidhje me  çështjen e targave.

“Sidomos për faktin në Serbi, në disa ditët e fundit, flitet për mundësi të tensioneve të reja, në veri, pas datës 1 nëntor, dhe ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me targat serbe. Me veturat me targat serbe se a do të konfiskohen. Serbia nuk ka pranuar kompromis apo marrëveshje në lidhje me këtë. Vuçiç e ka bërë publik takimin me Lajçakun në Instagram, është pritur shumë, nuk është thënë shumë nga Vuçiç, se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, përveç se ishte një takim i gjatë dhe i përgjegjshëm me përfaqësuesin e bashkimit evropian”.- ka theksuar ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026

Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje...
10:14 | 21/07/2026