English

Dajti në gjykatë: Burgu i Peqinit nuk ka përllogaritur ditët e vuajtjes së dënimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Burgu i Peqinit ka raportuar në Gjykatën e Elbasanit për kohën e vuajtjes së dënimit nga Dritan Dajti.

- Advertisement -

Ky institucion i ka dërguar shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë lidhur me përllogaritjen e kohës së dënimit për Dajtin. Kjo sepse, sipas burgut të Peqinit, kanë ndryshuar disa vendime dhe për ta është bërë e vështirë përllogaritja e saktë e viteve të dënimit.

IEVP Peqin nuk ka bërë përllogaritje për Dritan Dajtin, as për periudhën e para daljes së vendimit të Gjykatës së Lartë.

Nga ana tjetër Dritan Dajti ka shprehur kështu pakënaqësi lidhur me pamundësinë e institucionit ku po mbahet i burgosur për përllogaritjen e viteve të dënimit:

“Si është e mundur që IEVP nuk përllogarit vitet e vuajtura. IEVP Peqin po merr atributet për të llogaritur vendimet e gjykatave që nuk është kompetencë e saj”, deklaroi Dajti.

Kujtojmë që Gjykata e Lartë vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin në qershor të këtij viti për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?