Igli Tare nis punën te Milani, objektivi kryesor është gjetja e trajnerit të ri

27 Maj 2025 | 12:03

Igli Tare ka nisur menjëherë nga puna si drejtor sportiv i Milanit, ndërsa ka zhvilluar dhe takimet e para. Shqiptari është duke kërkuar trajnerin që do të drejtojë ekipin në sezonin e ri futbollistik.

Pak orë më parë Milani konfirmoi emërimin e Igli Tares si drejtor i ri sportiv i skuadrës, një emër me peshë në elitën e futbollit italian, i cili ka një karrierë të pasur në futboll. 15 vite me Lazion ishin një pikë e fortë në CV-në e shqiptarit, i cili ka nisur menjëherë nga puna në krye të kuqezinjve. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, Tare po ngulmon për të gjetur sa më shpejt trajnerin e skuadrës, pasi Sergio Conceicao nuk i ka bindur drejtuesit gjatë sezonit të tij të parë në San Siro.

Tare ka shprehur dëshirën për të afruar në ekip emra si Vincenzo Italiano apo Maksimiliano Allegri, me këtë të fundit që nuk ka pranuar të vazhdojë pas bisedës së parë. Dy emra të tjerë që shihen me interes janë Mancini dhe Thiago Motta, por i pari pëlqehet më së tepërmi.

Në ditën e tij të parë të punës, Igli Tare takoi drejtuesit e ekipit, presidencën dhe futbollistët, ku dhe u bë prezantimi i tij. 51-vjeçari do të përpiqet të bindë një pjesë të tyre, të cilët dëshirojnë një aventurë të re, si Maignan apo mbrojtësi i majtë Theo Hernandez. Rafael Leao po ashtu është nën orbitën e disa ekipeve të mëdha në Evropë, kështu që misioni i Tares nuk është aq i lehtë sa duket. Po ashtu, drejtori sportiv me origjinë shqiptare ka nisur punën edhe për afrimin e lojtarëve të rinj, ku janë pikasur Ricci dhe Nicolussi-Caviglia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026

34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri

Italia ka përkujtuar këtë të diel 34-vjetorin e vrasjes së prokurorit antimafia Paolo Borsellino, i cili humbi jetën më 19 korrik 1992 në një atentat...
16:01 | 19/07/2026

Studimi: Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës

Valët e të nxehtit nuk ndikojnë vetëm në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe netët tropikale mund...
15:58 | 19/07/2026