IKMT vijon shembjet në Librazhd, banorët kundërshtojnë mungesën e kompensimit

25 Nëntor 2025 | 16:50

Aksioni i IKMT ka vijuar edhe sot në hyrje të qytetit të Librazhdit për shembjen e 22 godinave të bizneseve përgjatë aksit Elbasan-Prrenjas-Qafë Thanë, faza IV.

Banorët kanë kundërshtuar këtë aksion duke pretenduar se kompensimi financiar që u është ofruar është shumë më i ulët sesa vlera reale e pronave dhe investimeve të tyre. Ata u shprehën se objektet i kanë boshatisur që më 17 nëntor 2025, por nuk pranojnë vijimin e procesit pa marrë pagesat e shpronësimit.

Në terren janë të pranishëm edhe disa forca të policisë. Kryekomisarja Nertila Meta tha se kishin mbërritur aty për të mbështetur punonjësit e IKMT-së dhe se kushdo që i pengon në punën e tyre do të procedohet penalisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026