Ilir Alimehmeti: Çuditem që flasim ende për cilësinë e uijt në vitin 2023
Ish-kandidati në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti thotë se është e çuditshme që edhe në vitin 2023, flitet për cilësinë e ujit në kryeqytet.
Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Ilir Alimehmeti u shpreh se kjo tregon gjendjen ku ndodhet kryeqyteti.
“Shoh diçka që më çudit në 2023. Shoh që ne vazhdojmë pyesim për cilësinë e ujit të pijshëm. Në 2023 ne nuk duhet të kishim më një diskutim të këtij tipi. Në Evropë, të vazhdosh të kesh pyetje për këti, kupton se ku ndodhemi ne”, theksoi ai.
Sipas sondazhit të Barometrit, 63.7 % e kryeqytetasve, problematikë kryesore të Tiranës, kanë renditur koston e jetesës.
41.4% e kryeqytetasve mendojnë që cilësia e ujit është më keq se ishte 5 vite më parë, 35.1% e tyre mendojnë se është më e mirë, ndërsa 23.4 % e kryeqytetasve mendojnë se cilësia e ujit të pijshëm është shumë më keq.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta