Vrasja e Gentjan Bejtjas në Larush, prokuroria dërgon për gjykim Ilir Beqarajn

18 Mars 2025 | 10:23

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim Ilir Beqarajn i cili akuzohet për ndihmë ndaj autorëve të vrasjes së Gentjan Bejtjas në fshatin Larush të Fushë-Krujës, ngjarje e ndodhur në vitin 2024.

Sipas prokurorisë Beqaraj ka ndihmuar autorët e krimit të largohen nga vendi i ngjarjes dhe të fshehin provat pasi kanë djegur makinën që përdorën për të kryer vrasjen.

Prokuroria thotë se ka mbledhur prova të rëndësishme, përfshirë pamje filmike dhe profile gjenetike që lidhen me të dyshuarit.

Kujtojmë që Gentian Bejtja u ekzekutua më 15 mars të vitit 2024, në banesën e tij pas një atentati të mirëorganziuar ku ndaj tij u derdhën breshëri plumbash kallashnikovi.

Njoftimi i prokurorisë

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin I.B. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim,‘Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve’ dhe ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave’ parashikuar nga nenet78/1 e 23, 278/4 e 289/1 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 1944/2 të vitit 2024, për vrasjen e shtetasit G.B në fshatin Larush të Fushë Krujës, Prokuroria arriti të provojë se i pandehuri I.B. ka konsumuar veprën e mësipërme në rolin e ndihmësit.

Sipas prokurorisë ky shtetas me veprimet e tij aktive ka mundur të largojë autorët e vrasjes nga vendi i ngjarjes, duke i çuar ata në fshatin Hasan ku edhe kanë mundur të djegin makinën me të cilën kryen vrasjen, kjo e dokumentuar edhe nga pamjet filmike të administruara nga prokuroria. Teksa u provua se ky shtetas në kohë të ndryshme me mjetin e tij ka qenë në afërsi të banesës së viktimës.

Nga hetimet rezultoi se në automjetin e përdorur nga autorët për t’u larguar menjëherë pas djegjes së automjetit me të cilin u krye vrasja, është përfituar profil gjenetik i shtetasve, I.B. dhe F.P. të cilët dyshohet se kanë pasur rol në vrasjen e shtetasit G.B.

Hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026