Vrasja e Gentjan Bejtjas|Shpallet në kërkim një tjetër person i përfshirë në atentat

29 Gusht 2024 | 10:34

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një 41 vjeçar nga Vlora si i dyshuar në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë, si dhe ka zbardhur gjithë dinamikën e ngjarjes.

Nga vlerësimi i provave dhe fakteve Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetasit Flodian Plaku.

Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga hetimet ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin tip “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas atentatit, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë.

Pass kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin.

Autorët janë larguar me një automjet tip “Volkswagen Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë.

Automjeti  me targë AB960GG, ka qenë në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, 30 vjeç, lindur në Milot.

Po kështu, ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.

Në vazhdim të veprimeve hetimoreështë bërë i mundur shoqërimi në ambientet e Policisë i shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e autorëve të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare dhe fëmijët që luajnë, Rama ndan videon: Tirana e lirive të barabarta

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë përmes një video ironizues në Facebook lidhur me protestën që po zhvillohejtnë kryeqytet. Ai ka shpërndarë një...
08:21 | 01/07/2026

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026