Vrasja e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, Apeli lë në burg Haxhiun dhe Beqarajn
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun, të akuzuar si të përfshirë në atentatin ndaj Gentian Bejtjas.
Gentjan Bejtja u vra pasditen e 15 marsit në oborrin e banesës së tij, ku u sulmua me më shumë se 30 plumba.
Dyshohet se nga makina “Land Rover Discover” që u ndal te porta e tij, zbritën 3 persona, të cilët hynë brenda banesës dhe goditën breshëri plumbash drejt tij.
Në drejtim të 43-vjeçarit Bejtja është qëlluar nga 3 kallashnikovë, kjo tashmë e provuar edhe nga rezultatet e ekspertizës.
Kujtojmë se ndaj tij ishin kryer edhe atentate të tjera më herët për ta eliminuar.
Njoftimi:
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Çështja nr. 1:
Më datë 15.03.2024, rreth orës 16:25, është marrë njoftim nga salla e Komisariatit të Policisë Krujë, se persona të pa identifikuar kanë vrarë me armë zjarri shtetasin G. B, në ambientet e oborrit të banesës së tij, në fshatin Larushk, Fushë Krujë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale I. B alias B alias M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 278/4 dhe 189 i Kodit Penal, si dhe ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale E. H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, të parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 764 Akti, datë 21.03.2024, ka vendosur:
1.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë ndaj personit nën hetim I. B alias B alias M.
2.Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim I. B alias B alias M, atë të “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
3.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë ndaj personit nën hetim E. H.
4.Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E. H, atë të “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:
-Nga personi nën hetim me iniciale E. H, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e një masë sigurimi më të butë si ajo e “arrestit në shtëpi” në alternativë “arrest në burg” me afat 2 mujor.
-Nga personi nën hetim me iniciale I. B alias B alias M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, , caktimin e një masë sigurimi më të butë si ajo e “arrestit në shtëpi “ose “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 09.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Sokol Pina, vendosi:
-Miratimin e vendimit nr.764, datë 21.03.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Çështja nr. 2:
Më datë 11.03.2024, Salla Operative e Policisë Fier, ka njoftuar patrullën e shërbimeve policore, se tek “ish Piazza” në Fier ka një konflikt me thika. Ka rezultuar se si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i vrarë shtetasi me iniciale G. B.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale F. M si dhe ndaj personit nën hetim të miturit në konflikt me ligjin shtetasin me iniciale K.M, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 78/1 e 25 dhe 279/2 të Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr. 403, datë 14.03.2024, ka vendosur:
- Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të kryer të personit nën hetim F. M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 78/1 e 25 dhe 279/2 të Kodit Penal.
- Caktimin ndaj personit nën hetim F. M, të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
3.Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të kryer të personit nën hetim K. M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 78/1 e 25 dhe 279/2 të Kodit Penal.
4.Caktimin ndaj personit nën hetim K. M, të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si dhe nenet 81 e 86 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim i mituri në konflikt me ligjin me iniciale K. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” në “Vendosjen e të miturit në mbikëqyrje”.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 09.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Sokol Pina, vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 403, date 14.03.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Tiranë, 09.04.2024
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta qytetare dhe fëmijët që luajnë, Rama ndan videon: Tirana e lirive të barabarta
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 08:38 Ish-kryeministri izraelit kritikon ashpër Netanyahun: Është i paaftë për të qeverisur
- 08:21 Protesta qytetare dhe fëmijët që luajnë, Rama ndan videon: Tirana e lirive të barabarta
- 08:12 Tërmetet në Venezuelë, shpëtohet pas 6 ditësh nën rrënoja një fëmijë trevjeçar
- 08:02 Zyrtari i lartë amerikan: Këceva nga gëzimi kur Irani u eliminua nga Kupa e Botës
- 07:49 Franca “shkatërron” Suedinë 3-0, siguron kualifikimin në raundin e 16-të të Botërorit
- 07:42 Raporti Financiar 2025: Donald Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave