Ilir Kulla vlerëson aktorin Robert Ndrenika
Analisti Ilir Kulla ka vlerësuar publikisht aktorin Robert Ndrenika, për mbështetjen që ai i dha kryebashkiakut Erion Veliaj në sallën e gjyqit në Gjykatën Administrative pak ditë më parë.
Në një reagim në emisionin e gazetares Erla Mëhilli në Euronews, Kulla përshëndeti qëndrimin e Ndrenikës. Kulla ka treguar dhe një histori personale gjatë periudhës së komunizmit.
“Kur u burgos në 1982 Lirim Pëllumbi, oficer i Ministrisë së Brendshme, armik i popullit, vëllai i Servet Pëllumbit, në atë kohë u braktis nga shumë njerëz të afërt dhe të largët, të cilëve u kishte bërë ndere dhe të mira. Ndër të pakët njerëz që i shkonin ta takonin në burg ishin prindërit e mi, të cilët ishin ndihmuar në ditë të vështirë nga Lirim Pëllumbi. Sot e kësaj dite jam krenar për prindërit e mi që iu gjendën në ditë të vështirë një njeriu në fatkeqësi. Jeta e solli që të isha aty kur vdiq Lirim Pëllumbi në Siçili në 1996. Sot e kësaj dite krenar për atë kohë dhe prindërit e mi. Bravo Robet Ndrenika”, tha Kulla në mesazhin e tij dërguar në emisionin “Now me Erlna Mëhillin”.

Robert Ndrenika dhe Erion Veliaj në Gjykatën Administrative
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë