“Tradhtoi kolegët në kulmin e betejës për Teatrin”, aktivisti i ashpër me Robert Ndrenikën

12 Maj 2026 | 22:01

Aktivisti Andi Tepelena komentoi në emisionin Now në Euronews Albania takimin në sallën e gjyqit të aktorit Robert Ndrenika me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Mile u shpreh se Ndrenika tradhtoi kolegët e tij në kulmin e protestave kundër shembjes së teatrit duke u tërhequr nga beteja dhe kauza e përbashkët.

Nuk mund ta shkëpusim nga konteksti i teatrit, Ndrenikën, nuk është një gjest i shkëputur, e shoh në kontekst, si filloi dhe si mbaroi. Gjithë kolegët e tij ishin duke protestuar, duke u sherrosur me policinë ndërkohë Ndrenika, unë e quaj tradhti ndaj kolegëve, kur ishte kulmi i betejës braktisi betejën në mbrojtje të teatrit, tradhtoi shokët e vet, kolegët e vet”, tha aktivisti.

Ai shtoi se aktori Ndrenika nuk reagoi kur kolegët e tij u dhunuan nga policia. “Faktikisht kur ka lindur lëvizja për teatrin, ka lindur si lëvizje e aktorëve të teatrit për të mbrojtur kontratat kolektive. Pra ishte një lëvizje sindikaliste. Aty ka filluar faktikisht, pastaj rrugës u transformua në betejën për teatrin dhe ne të gjithë si aktivistë u solidarizuam me aktorët, me Robert Ndrenikën e të tjerë.

Teatri ishte çështje e drejtë. Por ama, të shohësh kolegët e tu, aktorët e tu, të cilët dhunohen nga policia apo nën presion të pushtetit për dy vjet, dhe nuk ke shfaqur një shenjë pendese apo qoftë edhe keqardhjeje për kolegët e tu… domethënë për Guljelm Radojën, për Roza Anagnostin e për shumë aktorë të tjerë të fushës të cilët u rrahën… domethënë këtu ka një problem karakterial. Më fal që e them, do të jem shumë i hapur e i drejtpërdrejtë, por ruan për Ndrenikën për rolet e tij respekt…“,- tha Anti Tepelena.

Pedagogu Klement Mile solli në vëmdnje një intervistë të më hershme të vet aktorit të vlresuar me çmime kombetare ai “Artisti i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”.

“Zoti Ndrenika në një intervistë të vetën ka folur për humbjen e dinjitetit, apo jo? Mos gaboj, besoj se nuk jam i pasaktë në citimin tim. Pra, ka thënë shprehimisht, jo duke ia drejtuar vetes, por duke implikuar në njëfarë mënyre edhe veten, që kur njeriu humb dinjitetin, tani të gjitha ndodhin në njëfarë mënyre. Tani çfarë do të thotë kjo? Unë prandaj thashë, shyqyr që zoti Ndrenika luajti ato role që luajti dhe ne mund ta respektojmë e ta vlerësojmë sa të kemi jetë, para se sa të humbte dinjitetin.

Tani, përderisa e thotë vetë, besoj duhet ta besojmë. Në momentin që thotë ‘kur njeriu humbet dinjitetin transformohet’, po e implikojmë kështu, atëherë edhe artisti transformohet. Se duhet të mbajmë parasysh edhe këtë: po le ta ndajmë individin, pra qytetarin, familjarin, njeriun nga artisti, por nga ana tjetër edhe me thikë nuk e ndajmë dot fare. Sepse kur njeriu humb dinjitetin, a mund të bëjë dot më art?” Ku qëndron e mira dhe e bukura?” tha Mile.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026