Ilir Meta paraqitet në SPAK

Ilir Meta paraqitet në SPAK
22 Shkurt 2023 | 10:14

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK.

Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së ish-presidentit dhe kreut aktual të PL-së në organin e Prokurorisë së Posaçme.

Gazetarja Sara Demushi bëri me dije se një nga çështjet mund të jetë edhe denoncimi i bërë nga ish-deputeti Halit Valteri për lobimin prej 690 mijë dollar të bërë nga LSI.

“Ish-presidenti është paraqitur në SPAK, ku në hyrje nuk ka prononcuar të ketë një prononcim për mediat. Pritet që Meta të prononcohet pas deklarimeve në organin e akuzës.

Mbetet për tu parë nëse është për çështjet të cilat është nën hetim, apo nëse do të bëjë aty një denoncim të ri.

Një nga çështjet që mund të besohet se mund të jetë thirrur ish-presidenti është dhe çështja e lobimit në SHBA me vlerën 690 mijë dollar të cilat nuk janë të deklaruara as në KQZ, apo në ILDKP. Ka qenë në fillim të muajit korrik kur edhe ish-deputeti Halit Valteri ka bërë një kallëzim në SPAK në lidhje me këtë çështje.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Meta tha se në organin e akuzës ka çuar dhjetëra denoncime. Ai i bëri thirrje SPAK të veprojë kundër korrupsionit.

“Po kam sjellë me dhjetëra denoncime këtu, me firmë, me vulë në SPAK, prandaj kam ardhur me shumë kënaqësi. I kam thirrur disa herë SPAK të veprojë kundër korrupsionit”, tha Meta.

 

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026