“Po shihte ndeshjen”- Si banda e shqiptarëve vrau gabimisht klientin në lokal

22 Shkurt 2023 | 10:54

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasje e një të riu shqiptar në një lokal në Athinë.

Viktima i cili ende nuk është identifikuar, kishte shkuar në një lokal në zonën e Nea Jonia-s në kryeqytetin grek për të parë ndeshjet e Champions League.

Në ambientet e jashtme të një lokali një bandë shqiptarësh e përfshirë në trafikun e drogës u përleshën me njëri tjetrin duke përdorur dhe armët e zjarrit.

Nga të shtënat u plagos dhe ndërroi jetë dhe bashkëatdhetari i tyre.

Policët grek që po trajtojnë rastin, përveç xhipit të gjetur në afërsi të kafenesë që dyshohet se i përket njërit prej shtatë shqiptarëve, kanë gjetur edhe një veturë Mercedes e cila dyshohet se i përket autorëve.

Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të cilët dyshohet të jenë pjesë e një organizate të rrezikshme kriminale që merren me trafikun e drogës.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026