Iljaz Çali u ekzekutua pas kafes me vëllezërit, pista kryesore kromi

5 Prill 2022 | 15:04

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së Iljaz Çalit cilët dyshohet të kenë qenë 2 persona, një në rolin e shoferit dhe një tjetër në rolin e qitësit.

Hetimi ka zbuluar se para atentatit, 37-vjeçari ka qenë në një lokal pranë Radio Televizionit Shqiptar së bashku me dy vëllezërit e tij.

Më pas Çali është larguar me automjetin ‘Land Rover’ të marrë me qira në drejtim të Saukut dhe pas një ndalese në një dyqan, ka lëvizur në drejtim të Unazës së Re për të vijuar drejt Kasharit, ku edhe u ekzekutua.

Gjurmimi i kamerave të sigurisë deri tani nuk ka zbuluar ndonjë automjet të dyshuar që e ndiqte nga pas.

Një pistë kryesore për eliminimin e Iljaz Çalit po hetohet biznesi i kromit.

Familjarët e viktimës kanë deklaruar se nuk kanë hasmëri, por janë shprehur se një person i identifikuar i kishte borxhe në vlerën e 1 milion eurove.

Ky shtetas është marrë në pyetje nga policia duke pranuar borxhin, por duke pretenduar se vlera është rreth 400-450 mijë euro. Këto para ai ia kishte borxh viktimës pasi i kishte marrë minierën e kromit për të punuar.

Ky person ka mohuar përfshirjen në vrasje duke vërtetuar se mbrëmjen e së dielës ka qenë në banesën e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026