Emigrantët dëbohen nga SHBA-ja me avionë ushtarakë
Avionët ushtarakë amerikanë C-17 kanë nisur të transportojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA më 24 janar, pas urdhrit të dhënë nga presidenti Donald Trump. Në të njëjtën kohë, Pentagoni po përgatitet të dërgojë më shumë trupa në kufirin jugor me Meksikën, përfshirë edhe nga një divizion ajror elitar të ushtrisë amerikane.
Dy avionë ushtarakë amerikanë, secili me afër 80 emigrantë, fluturuan nga SHBA-ja për në Guatemalë, tha një zyrtar për agjencinë Reuters.
“Guatemala dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar për t’i dhënë fund imigrimit ilegal dhe për të forcuar sigurinë kufitare. Sot kemi nisur me dy fluturime”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.
Në të kaluarën, avionët ushtarakë amerikanë janë përdorur për zhvendosjen e individëve nga një shtet në shtetin tjetër, sikurse gjatë tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani më 2021.
Por, kjo është hera e parë në historinë moderne amerikane që avionët ushtarakë përdoren për të transportuar imigrantë, tha një zyrtar.
Trump në ditën e parë që mori detyrën e presidentit tha se imigrimi ilegal është emergjencë kombëtare dhe udhëzoi ushtrinë që të ndihmojë me sigurinë kufitare. Ai vendosi ndalesë për azil dhe ndërmori hapa për të kufizuar marrjen e shtetësisë nga fëmijët e lindur në SHBA.
Në urdhrin ekzekutiv të 20 janarit ai e instruktoi Pentagonin që të dërgojë aq trupa sa janë të nevojshme për të mbajtur nën kontroll kufirin jugor të SHBA-së.
Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia