Importuesi i grurit: Çmimi i miellit do rritet, por paniku po e rrit më shumë
Rritja e çmimit të miellit është e sigurt, për shkak të rritjes së energjisë elektrike, por paniku i njerëzve për të marrë sa më shumë sasi që ta blejnë më lirë, po e shton çmimin edhe më shumë.
Sipas Theodhor Kristulit, kryetar i Unionit Tregtar Agroushqimor, është paniku ai që po sjell abuzim në çmim, por jo prej prodhuesve.
Ai siguroi se ka sasi të mjaftueshme mielli, por nuk mohoi se do të ketë një rritje të çmimit. Kristuli tregoi se vetëm dje janë prodhuar 1800 ton miell nga 8 fabrika, ndërkohë që për konsumin në Shqipëri nevoja është vetëm 700 ton.
Importuesi i grurit u shpreh se që prej janarit ka pasur një rritje të çmimit të energjisë dhe vetëm prej kësaj çmimi i miellit ka pasur rritje me 4-5 lekë. Sipas tij rritja e inflacionit nuk është futur fare te ky çmim, përndryshe do ishte rritur më shumë.
Ndërkohë, 72% e grurit vjen nga Rusia, për këtë arsye Kristuli tha se do të duhet të gjendet një treg i ri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët organizohen në sheshin “Skënderbej”
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse