Imuniteti i Ballukut, Manjani: PS-ja duhet të thotë që arresti me burg është gabim
Ylli Manjani, juristi i njohur, ka folur këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euroneës Albania lidhur me vendimin e Grupit Parlamentar të PS-së për imunitetin e Belinda Ballukut, për të cilin ka sinjalizuar se në seancën plenare do të votojë kundër. Manjani tha se ky vendim është marrë pas disa kritikave që Kryeministri Edi Rama ka nisur për drejtësinë.
“Qoftë dhe kufij patjetër që po. Kemi frikë ta pranojmë këtë gjë. Çfarë do të thotë kjo gjë?
Nëqoftëse në Shqipëri ekziston problemi i arrestimeve pa kriter, imuniteti është një nga pikat. Nuk e ka bërë PS-ja këtë gjë, edhe unë jam kritik me PS. PS-ja sot duhet të thoshte që arresti me burg është gabim dhe duhet të thoshte se nuk duhet arrestuar në mënyrë abuzive. A ka këtë kompetencë Kuvendi? Po, e ka. Tani PS ka zgjedhur këtë qasje.
Vjen para dy ditësh, parlamenti çek nuk e ka dhënë imunitetin për kryeministrin çek. Janë vend i BE-së. Rama, në këndvështrimin tim, ka dashur të krijojë një miks të këtyre arsyeve. Ka disa kohë që është bërë kritik me drejtësinë. Nuk është fundi i botës që u ndalua imuniteti. Edhe kam qenë dhe te Berisha kundër.” – tha Manjani.
Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm
Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
- 18:29 Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore
- 18:23 Spanja pritet të mirëpresë 100 milionë turistë këtë vit
- 18:16 Shpërthejnë zjarre në Francë, mbi 10 mijë të evakuuar
- 18:16 Goditjet nga i nxehti, mjekët paralajmërojnë: Shkaktohen edhe gjendje komatoze
- 18:11 Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun: Mendoj se u mor vendimi i duhur
- 17:44 Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35