Inaugurohet Kolegji i Evropës në Tiranë, Von der Leyen: Dhuratë e BE për Shqipërinë

16 Tetor 2023 | 18:00

Është bërë sot në Tiranë përurimi i Kolegjit të Evropës në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, në praninë e liderëve europinë dhe të rajonit.

Federika Mogherini, ish-përfaqësuesja e BE për politikë të jashtëm, njëkohësisht rektore e këtij kolegji, mbajti fjalën e rastit në ceremoninë inaugurimit ku falënderoi Tiranën për mikpritjen e këtij kolegji, dhe veçanërisht kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Do të doja së pari të falënderoja të gjithë ata që e bënë të mundur një gjë të tillë, pikë së pari, miqtë, partnerët tanë shqiptarë, Edin, të gjithë qeverinë, kryetarin e Bashkisë, të gjithë miqtë që për pak muaj bënë të gjithë këtë gjë dhe atë që do të vijë. Do doja të falënderoja pa masë institucionet evropiane, Ursulën, shtetet anëtare. E gjitha kjo nisi më pak se një vit më parë, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor këtu në Tiranë”, tha Mogherini.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se në këtë kolegj do të nisin studimet në shtator 2024, 31 studentët e parë nga gjithë Ballkani dhe Evropa.

Ajo e cilësoi kolegjin, një dhuratë që Evropa i bën Shqipërisë, por edhe një dhuratë e madhe që Shqipëria po i jep Europës.

“Këtu do të kemi studentë nga Shqipëria, nga i gjithë Ballkani Perëndimor nga BE. Do hedhin themelet si udhëheqës të së ardhmes. Ky kolegj do jetë dega e tretë sepse të parin e kemi në Belgjikë të dytin në Poloni dhe këtu i treti. Ky  kolegj erdhi para se Polonia të bëhej vend anëtar dhe jam e bindur se kështu do të ndodhë edhe me Shqipërinë. Dje çelën procesin e aplikimeve. Tani studentë nga e gjithë Europa mund të aplikojnë. Mund të bëni këto studime fantastike duke eksploruar Europën fantastike. Ky kampus është dhuratë e madhe nga Europa për Shqipërinë. Por jo vetëm kjo, por një dhuratë e madhe që Shqipëria po i jep Europës”, tha Von Der Leyen.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026