Inaugurohet Spitali i ri Infektiv në QSUT, Rama: Respekt ndaj mjekëve

16 Nëntor 2022 | 12:47

Mesditën e sotme është inauguruar Spitali i ri Infektiv në QSUT.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky investim është një shprehje konkrete e respektit ndaj bluzave të bardha.

“Dua t’i shpreh të gjithë respektin trupës së spitalit Infektiv, pavarësisht se jemi tanimë përtej pandemisë, ajo çfarë bëri kjo trupë gjatë pandemisë nuk dihet të harrohet kurrë. Ky investim është një shprehje konkrete e respektit dhe mirënjohjes që trupa të punojë në kushtet optimale.

Ishte kënaqësi që gjatë vizitës në këto mjedise të reja të takoja ata me eksperiencë dhe ata më të rinjtë. Ky investim do të shërbejë për të krijuar një sinergji. Përfitoj nga rasti t’i shpreh një falënderim për përfaqësuesin e Bankës Botërore se në mënyrën më të çuditshme, BB këtë herë na është përgjigjur për nevojën tonë për shpejtësi”, u shpreh kreu i qeverisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026