Inceneratorët| Berisha: Do bëj gjithçka që ky popull të ngrihet në protesta

21 Korrik 2023 | 13:15

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte një konferencë me gazetarët, ku u ndal tek çështja e inceneratorëve.

Berisha tha në fjalën e tij se opozita do të bëjë gjithçka që populli të ngrihet në protesta të fuqishme në lidhje me aferën e inceneratorëve.

“Duhet të theksoj se është në nderin e kësaj opozite që protestoi kundër Ballkanit të Hapur, një projekti ruso-serb, antishqiptar në radhë të parë. Një projekti që mbolli përçarje në rajon, përçarje të madhe. Atë, siç e dini ju, e kundërshtuam jo vetëm me deklarata, por edhe me protesta.

Fakti që javën e kaluar ishte funerali i tij, edhe opozita ka një pjesë të kësaj merite.

Lidhur me inceneratorët, janë absolutisht një problem kryesor, për të cilin do bëjmë gjithçka për të ngritur protesta të fuqishme.

Nuk është hequr dorë, jo.

Edi Rama nuk erdhi dje në debat, nuk erdhi dje në parlament. Ajo ishte një fyerje për çdo shqiptar, kështu që unë jo që nuk i përjashtoj, por do bëj gjithçka që ky popull të ngrihet në protesta”, tha Berisha.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026