Inceneratori i Elbasanit| SPAK jep pretencën, kërkohen 10 vite burg për Lefter Kokën

21 Shtator 2023 | 10:48

Gjykata e Posaçme do të shpallë më 5 tetor ora 13:00 vendimin për inceneratorin e Elbasanit.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka dorëzuar në gjykatë një raport për gjendjen e tij shëndetësore që nuk është e mirë, në mënyrë që gjykata ta ketë parasysh.

Ditën e sotme ishte mbrojtja e Albtek Energy sh.p.k., avokatët e së cilës pretenduan se nuk ka kryer korrupsion për shkak se janë paguar punonjësit dhe inceneratori është ndërtuar. Avokati i kompanisë ka theksuar se është cenuar parimi i gjësë së gjykuar, për shkak të vendimit nga Gjykata e Elbasanit qe e ka pushuar çështjen.

Për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka është kërkuar 10 vite burg, që me gjykimin e shkurtuar shkojnë në 6 vite e 8 muaj.

Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK. Ndaj tij janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë te Fierit.

SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e 2 inceneratorëve.

Ndërkohë për të përfshirët e tjerë në aferën e inceneratorit të Elbasanit SPAK ka kërkuar:

  • Alqi Bllako: 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
  • Mirel Mërtiri: 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
  • Stela Gugallja: 7 vite burg (4 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
  • Klodjan Zoto: 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
  • Pëllumb Abeshi: 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
  • Jonida Zeqo: 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026