Inceneratori i Fierit, SPAK dërgon për gjykim Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon
SPAK ka mbyllur hetimet për çështjen e inceneratorit të Fierit dhe ka çuar në gjykim ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 19 persona të tjerë të përfshirë.
Personat e akuzuar:
- Lefter Koka, i akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 248, 25, 260 të Kodit Penal, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a”dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
- Alqi Bllako, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”( dy herë), parashikuar nga nenet 248, 25, 260 të Kodit Penal.
- Pëllumb Abeshi, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri, Erjon Murataj, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.
- Etleva Kondi, akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 248- 25, 259 i Kodit Penal.
- Arben Dervishaj, akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.
- Klodian Zoto, akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, (dy herë), “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 245 – 25 (tre here), 244, 143/3 – 25, 144/a -25 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
- Arenc Myrtezani, akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim , “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 – 25, 143/3 e 25, 144/a e 25 të Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
- Loran Dusha, akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245, 25 dhe 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
- Giuseppe Ciaffaglione, Arjola Kodra, akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 e 25 i Kodit Penal.
- Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvestër Driza, akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
- Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi, Gentian Zifla, akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 i Kodit Penal.
- Personat juridikë: “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.,“Integrated Technology Service” sh.p.k., akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 e 25, 143/3 e 25 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
- Personat juridikë: “Sili” sh.p.k, “P.Y” sh.p.k, “Pivot 04” sh.p.k, akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
- Personat juridikë: “Best Services”sh.p.k, “Frogy 03”sh.p.k, “General Servis”sh.p.k, “Itneg” sh.p.k, “Leli-17” sh.p.k, “Pupa Services” sh.p.k”, “RSI & T Group”sh.p.k, “Froggy”sh.p.k, akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a e 25 i Kodit Penal.
Hetimi:
Hetimi për inceneratorin e Fierit zbuloi se nga buxheti i shtetit janë përfituar të paktën 4 milionë euro për punë të pakryera.
Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare për inceneratorin e Fierit, i shpallur në kërkim në bashkëpunim me administratorin Arenc Myrtezani kanë deklaruar situata të falsifikuara për të justifikuar shpenzimet.
Në këtë skemë del edhe Arben Dervishaj, zv.president i FSHF, i vënë në pranga nga policia, pasi në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve ka miratuar punimet fiktive, shërbimet që nuk janë kryer dhe pajisjet që nuk janë realizuar. Hetimi i SPAK ka zbuluar se zyrtari i Federatës Shqiptare të futbollit ka përfituar para në mënyrë të parregullt nga Klodian Zoto edhe për udhëtime, akomodime dhe për të parë ndeshje në Itali.
8 kompani të tjera, për përfaqësuesit e të cilëve SPAK ka marrë miratimin e gjykatës për t’i dërguar në burg, kanë bashkëpunuar me Klodian Zoton për të vënë në jetë një skemë mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar.
Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani i kanë shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit në vlerën 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milionë e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëzet) lekë.
Në reagimin për operacionin lidhur me arrestimet e reja për inceneratorin e Fierit, SPAK kujton edhe implikimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe ish Sekretarit të Përgjithshëm, Alqi Bllako për të cilët është në fuqi “masa e arrestit me burg” pasi ata kanë përfituar rryshfet 1.2 mln euro dhe 14 milionë në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë