Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar

14 Janar 2025 | 13:46

Ka nisur sot seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion në ngarkim të ish-deputetit socialist, njëherësh ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Alqi Bllako kërkoi të gjykohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar, kërkesë që u pranua nga GJKKO.

SPAK relatoi në mënyrë të përmbledhur provat dhe faktet që disponon në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, duke dhënë edhe argumentet se përse kërkon dënimin e Alqi Bllakos.

Gjatë hetimeve janë konstatuar veprime të kundërligjshme të kryera nga i pandehuri, në kohën kur ishte sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit , ku dyshohet se ka përfituar para në vlerën e rreth 120 mijë euro dhe 7 milion e 520 mijë lekë Vladimir Bezhanin nga shoqëria koncesionare për ndërtimin e inceneratorit.

Bllako i ka propozuar Bezhanit që të ofronte konsulence juridike për çështjen e inceneratieit të Tiranës para se të bëhej propozimi i pa kërkuar në lidhje më këtë çështje. Bllako i ka kërkuar Klodian Zotos që ta punësojë, në atë kohë Bezhani ishte këshilltarë i jashtëm i ministrit Koka, edhe pse paguhej nga shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. 37 fashikuj janë paraqitur nga SPAK për çështjen e Alqi Bllakos.

Në datë 20 dhjetor, GJKKO kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Bllakos, për korrupsion kryër në dy raste ku sipas SPAK, ai përfitoi rreth 120 mijë euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit, Edmond Bllako i cili është i pranishëm në seancën e kësaj të marte.

Hetimet për Bllakon përfunduan në 17 nëntor të vitit të kaluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj

Turizmi në Shqipëri vijon të shënojë rritje, me një përshpejtim të ndjeshëm gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë majit 2026...
18:50 | 25/06/2026

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas, në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet më 22 dhe 23 qershor 2026, të dyshuar për...
18:48 | 25/06/2026

Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë

Kampioni shqiptar i UFC-së, Denis Buzukja, ka vlerësuar talentin dhe potencialin e sportistëve shqiptarë, duke theksuar se ata kanë cilësi të veçanta për të arritur...
17:20 | 25/06/2026