Inceneratori i Tiranës, Kryemadhi: SPAK të tregohet albitër i drejtë
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se do të depozitojë në SPAK të gjitha faturat për inceneratorin e Tiranës.
“Kryeministri Edi Rama në Komisioni Hetimor gënjeu ku ka një investim prej 128 mln euro nga kompania e inceneratorëve, ne do të merrnim shërbimin prej tyre me 29 euro tonin e plehrave. Sapo u njoha më një deklaratë të kompanive të inceneratorëve, është një kompani që ka përfituar mbi 100 mln dollarë nga buxhetit i shtetit pa përmendur fare çfarë ka përfituar nga kompanitë private dhe qenkan shumë të shqetësuar se nuk qenkan të vërtetë. Nuk mund t’ju jap faturat sapo të dorëzoj në SPAK me qindra mijëra fatura”, u shpreh Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së nënvizon se SPAK duhet të tregohet një albitër i drejtë.
“Po, iu nxjerr vetëm një nga faturat e njërës kompani AM& CO ku i ka shitur Integreti Teknology Servis një nga faturat vlera shkon në 220 mln lekë. Janë fatura të hedhura në sistemin fiskal. Fusha e betejës sonë është SPAK, do dorëzojmë të gjitha dokumente në SPAK. SPAK të tregojë që është një albitër i drejtë. Edi Rama nuk mund të vjedhë 180 mln dollarë të marra nga buxheti i shtetit”, tha Kryemadhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!
Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju
Me zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë
- 12:30 Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!
- 12:18 Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht
- 12:09 Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju
- 12:01 Shtëpia e Bardhë jep “dritën jeshile” për praninë e përhershme të trupave amerikane në Poloni
- 11:56 Me zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë
- 11:51 Përplasjet në protestën para Parlamentit, reagon Rama