Incident në gjyqin në Hagë, Jakup Krasniqit i heqin kollaren me shqiponjën dykrenare
Në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Në ngjarje e pazakontë ka ndodhur në nisje të sëances ditën e hënë, ku ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk është lejuar të hyje në sallë me kollaren e dizenjuar me shqiponjën dykrenare, simbolin e shqiptarëve.
Lajmi është bërë i ditur nga avokatja e tij, e cila edhe pyeti gjyqtarin se pse ka ndodhur kjo gjë.
“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, këtë kollare e ka pasur veshur edhe më herët në seanca të gjyqit, a mund të dimë pse ia kanë hequr?” ka pyetur avokatja Alagendra.
Ndërsa, kryegjyqtari Charles Smith iu përgjigj se “nuk kam dijeni” dhe se do të interesohet për këtë çështje, duke kërkuar më pas që të vazhdohet me dëshmitarin e radhës.
Avokatja gjithashtu tregoi se sigurimi e ka detyruar Krasniqi të heqë kollaren.
LEXONI GJITHASHTU:
Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme