Një incident ndodhi këtë të martë në Kuvendin e Serbisë, kur deputetët e opozitës u ngritën nga ulëset dhe aktivizuan mjete piroteknike në sallë.
Kjo situatë erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.
Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.
Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës me 62 pika, ku përfshihen edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë.
Këto të fundit janë kërkesë e studentëve që protestojnë në Serbi, që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.
Përleshën deputetët, KAOS në Parlamentin e Serbisë pic.twitter.com/rCkTVUvBml
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) March 4, 2025
Kryetarja e parlamentit Ana Bërnabiç tha se dy deputetë mbetën të plagosur ndërsa deputetja e Partisë Përparimtare Jasmina Obradoviç, pësoi një goditje në tru dhe është në gjendje kritike.
“Parlamenti do të vazhdojë të punojë dhe të mbrojë Serbinë,” tha ajo.
Tym e flakë në Parlamentin e Serbisë pic.twitter.com/LOuh5i8XtO
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) March 4, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
- Drogë dhe vjedhje, arrestohen dy shqiptarë në Gjermani, pritet ekstradimi i tyre
- Trump ndërpreu ndihmën për Ukrainën, reagimi i Kremlinit dhe shqetësimi i Evropës