Incidentet në protestë, Flamur Noka: Ishte terror ndaj opozitës

17 Prill 2026 | 21:46

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër pas një momenti kur u ndje keq gjatë nisjes së një proteste të opozitës. Në një deklaratë, ai ka akuzuar policinë dhe kryeministrin Rama shtetërore për dhunë dhe presion ndaj qytetarëve dhe opozitës.

“Barbaria që keni parë sot nuk është parë sot në regjimin e Ajatollahut. Frika dhre paniku i Ramës ka kthyer policinë e shtetit në një organizatë kriminale. Drejtori i policisë Skënder Hitaj do të jetë përgjegjësi kryesor për këtë terror që po ushtron ndaj qytetarëve me kreun e narkosit.

Panikun e kreut nuk e ndalon dot as këta të veshur si për luftë, as pajisjet, makinat, ndërsa këtu rrin të përgatitur kundër opozitës, këta janë mjeranë të urdhëruar. Lëvizin vinë në këmbë se s’kanë lekë të blejnë karburantin, s’kanë bukë të hajnë. Edi Rama do ta paguajnë një më një këtë terror që ushtron ndaj opozitës. Mendon se do i mbyllë gojën opozitës me terror. Ai mund të përdor si kamikaz Skendër Hitajn por fundi i pret”, tha Noka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri në Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Detaje të reja kanë dalë në dritë për sa i përket zjarrit të natës së djeshme në Shëngjin. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes,...
11:24 | 04/07/2026

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme. Sipas raportimeve të policisë, ky shtetas qarkullonte i armatosur me armë zjarri...
10:24 | 04/07/2026

Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar këtë të shtunë përmes një postimi në “Facebook” lidhur me 25-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Ambasada ka shpërndarë edhe...
09:51 | 04/07/2026