Incidentet në shkolla, gjimnazistët më problematikë në Tiranë dhe Kukës

23 Qershor 2021 | 20:23

365 incidente kanë ndodhur në institucionet arsimore përgjatë vitit shkollor që lamë pas. Këto problematika të publikuara nga një raport i Ministrisë së Arsimit janë evidentuar nga 150 oficerë sigurie, që e ushtrojnë detyrën kryesisht në gjimnaze.

Tirana rezulton të ketë numrin më të lartë të incidenteve dhe problematikave të ndodhura me 68 raste, pasuar nga Elbasani dhe Kukësi.

Dhuna fizike është më problematikja me 139 raste si dhe dhuna psikologjike me 50 raste.

Mes tyre, gjatë këtij viti shkollor ka pasur tre raste të tentativës për vetëvrasje si dhe tre raste ngacmimi seksual.

Të tilla incidente sipas raportit kanë ndodhur kryesisht jashtë ambienteve të shkollës, pasuar nga problematikat në klasa si dhe në oborrin e shkollës. 75 incidente nga raporti rezulton se nuk janë zgjidhur ende, por mbahen në monitorim.

Në pjesën më të madhe të rasteve shkaktarë të këtyre problematikave janë nxënësit e shkollave dhe kryesisht gjimnazistët.

Të tilla incidente mendohet të jenë më shumë pasi në të gjithë vendin ka 105 oficerë policie, nga rreth 1400 shkolla në total.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026