Incidenti në zyrën e PS pranë shkollës “Petro Nini”, policia shoqëron 3 persona

11 Maj 2025 | 19:44

Policia ka shoqëruar 3 persona lidhur me incidentin e shënuar pak para orës 19:00 në një ambient vetëm pak metra larg shkollës Petro Nini ku ndodhen disa eksponentë të lartë të PS, përfshirë deputetin Erion Braçe.

Belind Këlliçi, një nga përfaqësuesit e PD që është futur brenda kësaj zyre tha se bëhet fjalë për një rast flagrant të shkeljes së ligjit dhe se opozita kishte informacion se brenda kësaj zyre po bliheshin vota.

Përfaqësues të Aleancës për Shqipërinë Madhështore si Adriana Kalaja, Tedi Blushi e të tjerë kërkuan ndërhyrjen e policisë pasi kishin shprehur dyshimet se brenda kësaj zyre ndodhen eksponentë të Partisë Socialiste mes të cilëve Erion Braçe dhe janë me lista dhe sende të dyshimta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026