English

Incidentet te Presidenca e Serbisë, arrestohet lideri i ekstremit të djathtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia në Serbi e ka arrestuar të enjten Damjan Knezheviçin, liderin e organizatës së krahut të djathtë “Patrulla Popullore” dhe dy anëtarë të asaj organizate, pas incidenteve të një nate më parë te Presidenca e Serbisë.

- Advertisement -

“Patrulla Popullore” e ka organizuar protestën në Beograd të mërkurën, 15 shkurt, në të cilin u është kërkuar autoriteteve në Beograd që të tërhiqen nga negociatat me Kosovën, shkruan REL.

Pjesëtarët e xhandarmërisë i kanë parandaluar protestuesit nga hyrja në ndërtesën e Presidencës së Serbisë.

Protestuesit janë parë duke i hequr ndalesat rreth Presidencës dhe individët kanë hedhur vezë në ndërtesë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur të enjten, se në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit, si dhe Zyrën e Prokurorit në Beograd dhe Novi Sad, janë arrestuar tre persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?