Incidenti me Osmanin në Shkup, kallëzohet shefi i sigurimit të kryeparlamentarit

6 Gusht 2024 | 13:08

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka paraqitur kallëzim penal kundër shefit të sigurimit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi në lidhje me incidentit në të cilin u përfshi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani të enjtën në Aeroportin e Shkupit.

Ai është pezulluar nga puna dhe akuzohet për dy vepra penale “Rrezikimi të sigurisë”, “Parandalimi i zyrtarit nga kryerja e një vepre zyrtare”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ai kishte hyrë i armatosur në aeroportin e Shkupit dhe e kishte kërcënuar një punonjës.

Ish-shefi i sigurimit u dërgua në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga kryetari i Kuvendit për të tejkaluar keqkuptimin që ka lindur me Presidentin e Kosovës lidhur me procedurat e sigurisë për kontrollin e bagazheve dhe pajisjeve elektronike gjatë fluturimit.

Kryeministri maqedonas u shpreh se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe do të ketë përgjegjësi penale për veprimet e kryera.

Për cenim të sigurisë i dyshuari rrezikon deri në 6 muaj burg ose gjobë, ndërsa për pengim të personit zyrtarë rrezikon dënim me burg nga 1 deri në 3 vjet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026