Incidenti me raketën, Turqia thërret ambasadorin iranian
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Turqia ka thirrur ambasadorin iranian për ti kërkuar sqarime në lidhje me lëshimin e një rakete balistike drejt hapësirës së saj ajrore.
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se mbrojtja ajrore e NATO-s e rrëzoi raketën këtë të mërkurë, mbi territorin Turk pasi ajo fluturoi sipër Irakut dhe Sirisë.
Ambasadori iranian është thirrur në Ministrinë e Jashtme në Ankara, në mënyrë që qeveria turke të regjistrojë protestën e saj, bëri të ditur një burim diplomatik.
Allison Hart, zëdhënëse e NATO-s, deklaroi më herët: “Ne dënojmë shënjestrimin e Turqisë nga Irani. NATO qëndron fort me të gjithë aleatët, përfshirë Turqinë, ndërsa Irani vazhdon sulmet e tij pa dallim në të gjithë rajonin. Qëndrimi ynë i parandalimit dhe mbrojtjes mbetet i fortë në të gjitha fushat, përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore”, tha ajo.
Turqia njoftoi se do të zhvillojë bisedime me NATO-n dhe aleatët e tjerë pas incidentit.

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur
- 08:09 SHBA nis sulme ajrore ndaj Iranit, Trump: Goditën me dron anijet në Ngushticën e Hormuzit