India ende pa asnjë marrëveshje me FIFA-n, a do të ngelen tifozët indianë pa ndjekur Kupën e Botës?

19 Maj 2026 | 17:46

Emocionet për Kupën e Botës kanë startuar ndërsa kanë nisur të zbulohen emrat e futbollistëve të shumë vendeve. Por një dilemë ende nuk është zgjidhur. India, vendi më i populluar në botë me mbi një miliard banorë ende nuk dihet a do ta ndjekë Kupën e Botës.

Vetëm disa javë para fillimit të Kupës së Botës, nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare për të drejtat e transmetimit, një situatë që i lë miliona tifozë në harresë.

Sipas raportimeve, përfaqësuesit e të drejtave mediatike të FIFA-s kanë vizituar së fundmi Indinë në një përpjekje për të thyer bllokimin me aktorë të ndryshëm në tregun televiziv, në një kontekst ku dallimet ekonomike kanë qenë pika kryesore të krijimit të kësaj situate.

Sipas raporteve të mëparshme, ofertat erdhën shumë më poshtë pritjeve fillestare të FIFA-s, duke çuar në një bllokim të bisedimeve. Ndërkohë, organi qeverisës global i futbollit ka pohuar se negociatat mbeten të hapura, megjithëse pa detaje publike mbi ndonjë progres konkret.

Në të njëjtën kohë, tregje të tjera kanë mbyllur tashmë marrëveshjet e tyre të transmetimit, duke e lënë Indinë si një nga pikëpyetjet më të mëdha në hartën globale të turneut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës

Argjentina është kualifikuar në finalen e Kupës së Botës, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën në Atlanta. Anglia kaloi...
07:37 | 16/07/2026

Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës

Anglia ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 falë golit të Anthony Gordon në minutën e 55-të, pas...
22:26 | 15/07/2026

Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut

“Mjeshtër i Sportit”, Gazheli la gjurmë duke u shpallur plot 13 herë kampion kombëtar, si në garat ekipore ashtu edhe në ato individuale. Lojtar dhe...
16:32 | 15/07/2026