India shkarkon tre oficerë për lëshimin aksidental të raketës në Pakistan

24 Gusht 2022 | 07:37

Forcat Ajrore Indiane tha të martën se qeveria kishte shkarkuar tre oficerë për gjuajtjen aksidentale të një rakete në Pakistan në mars, një incident që dy rivalët e armatosur bërthamor e trajtuan me qetësi pasi nuk pati viktima.

Ekspertët ushtarakë kanë paralajmëruar në të kaluarën për rrezikun e aksidenteve ose llogaritjet e gabuara nga fqinjët, të cilët kanë zhvilluar tre luftëra dhe janë përfshirë në përleshje të shumta të armatosura më të vogla, zakonisht mbi territorin e diskutueshëm të Kashmirit, shkruan CNN.

Raketa BrahMos, një raketë lundrimi me aftësi bërthamore, e zhvilluar bashkërisht nga Rusia dhe India, u lëshua më 9 mars, duke bërë që Pakistani të kërkonte përgjigje nga Nju Delhi mbi mekanizmat e sigurisë në vend për të parandaluar lëshimet aksidentale.

“Një Gjykatë Hetimore, e ngritur për të vërtetuar faktet e çështjes, zbuloi se devijimi nga procedurat standarde të funksionimit nga tre oficerë çoi në shkrepjen aksidentale të raketës”, thanë forcat ajrore në një deklaratë.

Më tej në deklaratë thuhet se qeveria kishte shkarkuar tre oficerët me efekt të menjëhershëm të martën.

Sipas Shoqatës së Kontrollit të Armëve me bazë në SHBA, rrezja veprimi i raketës BrahMos është midis 300 kilometra (186 milje) dhe 500 kilometra (310 milje), duke e bërë atë të aftë të godasë kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad nga një platformë lëshimi indiane veriore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka

Ukraina mohoi të shtunën pretendimet se forcat ruse kishin pushtuar qytetin Kostiantynivka në rajonin e Donetskut, tha zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës për...
11:32 | 04/07/2026

Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, të premten u dha medalje heroizmi ekipeve të huaja të kërkim-shpëtimit që punuan në vend pas tërmetit. Rodriguez...
11:06 | 04/07/2026

Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë

Gjermania kërkoi bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportet se Kina po stërvit ushtarë rusë, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme, duke konfirmuar...
10:56 | 04/07/2026