Indrit Sefa i PD-së fton në debat 2 kandidatët e tjerë për Lushnjën
Kandidati i PD për Bashkinë e Lushnjës Indrit Sefa ka ftuar për debat publik dy kandidatët e tjerë për këtë bashki, Eriselda Sefën nga PS dhe Elton Banon nga “Shtëpia e Lirisë”.
Në një deklaratë për mediat, Sefa nënvizoi se nëpërmjet debatit kandidatët do mund t’i tregojnë votuesve se kush ka planin më të mirë.
“Përmes këtij debati ne kemi shansin që të tregojmë votuesve kush ka planin më të mirë, konkret dhe më realizueshëm për qytetarët tanë. Le ta nisim këtë fushatë si kurrë më parë duke pranuar që ne debatojmë për Lushnjën dhe të mirën e lushnjarëve”, u shpreh ai.
Këtë të shtunë nisi fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit. Në garë janë 18 kandaditë.
Presidenti Meta bëri thirrje për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni