“Infermierët erdhën pa barelë”, dëshmia e tragjedisë në Kavajë: I ndihmuan pushuesit

9 Korrik 2023 | 17:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në plazhin Vilë-Bashtovë të Kavajës ku humbën jetën tre anëtarë të një familje nga Tirana.

Babai 50-vjeçar Elvis Halilaj së bashku me dy fëmijët e mitur përkatësisht të moshave 15 dhe 13 vjeç, kanë gjetur vdekjen ndërsa po laheshin në det.

Njëri nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregoi për gazetaren e Euronews Albania, Sara Demushi se viktimat u nxorën në breg nga pushuesit të cilët u përpoqën edhe të jepnin ndihmën e parë.

Ai u shpreh se ambulanca u vonua rreth 40 minuta dhe kur erdhi, infermierët nuk ishin të pajisur me barelë për t’i transportuar.

“Ndihma e parë e shpejtë po i jepej nga një djalë te lokali, nuk kishte, as polici asgjë. Vetëm njerëz të rastit kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë, punonjës shteti asnjë. Infermierët erdhën pa barelë, u  detyruam t’i merrnim në krah. Madje, ndihma e parë iu dha tek barishtet. Babai doli pa shenja jete, djemtë kishin më shumë gjasa të jetonin”, tregoi ai.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026