Inflacioni i ulët, çmimet e larta, Xhepa: 3/4 e buxhetit për nevoja bazike
Inflacioni në Shqipëri është sot më i ulëti në rajon në nivelin 5.3%, e megjithatë çmimet mbeten të larta. Sipas eksperteve, 75% e buxhetit familjar shkon për mallra dhe shërbime bazike.
Të ardhurat nga paga janë rritur përgjatë një viti, ndërkohë që edhe çmimet pothuajse kanë ecur me të njëjtin nivel. Nëse do të krahasonim inflacionin dhe pagat, rezulton se për qeverinë këto të fundit janë rritur me ritëm më të lartë. Por, për ekspertët e ekonomisë në vend, diferenca nuk është ajo që propagandohet.
“Në fakt në qoftë se ne e skontojmë pagën mesatare të sotme në ekonomi me normën e inflacionit, paga e sotme mesatare në ekonomi është sa paga e katër viteve më parë, kështu që nuk kemi realisht të bëjmë me kompensim të fenomenit të inflacionit,” – u shpreh Selami Xhepa.
Për Xhepën, në Shqipëri gati 70% e të punësuarve jetojnë me të ardhura gati nën mesatare. Kjo pjesë e popullsisë shpenzon gati 3/4 të buxhetit për mallra bazike dhe si rrjedhojë, efekti i këtij inflacioni është shumë herë më i fortë sesa ajo që thuhet zyrtarisht.
“Shqipëria pavarësisht se ka një normë të ulët inflacioni, indeksin e përgjithshëm të çmimeve të konsumatorit, por në fakt nëse nisemi në strukturë Shqipëria ka probleme serioze me çmimet e produkteve bazike sepse çmimet e produkteve ushqimore, çmimet e bulmetit, çmimet e atyre që janë tryeza e përditshme e familjeve shqiptare në të cilat ne shpenzojmë gati gjysmën e të ardhurave tona, kuptohet që këto çmime janë rritur deri në 25%, pra çka do të thotë që efekti është disporpocional për grupet shoqërore,” – deklaroi Xhepa.
Në muajin mars, niveli i inflacionit në vend zbriti në 5.3% dhe krahasuar me rajonin, Shqipëria ka mbajtur të njëjtin pozicion, ndërsa niveli më i lartë i çmimeve regjistrohet në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta