Inflacioni shtrenjton kredinë, efekt te huatë me probleme

12 Tetor 2022 | 14:26

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar i kredive të reja është rritur pas muajit mars nga 3 në 4 për qind.

Periudha përkon me ndërhyrjen e parë të Bankës së Shqipërisë në rritjen e normës bazë të interesit dhe me rritjen e interesave të bonove me afat maturimi 12-mujor, që shërbejnë si referencë kryesore për bankat e nivelit të dytë në përllogaritjen e interesit total të kredive të dhëna.

Efektet e menjëhershme janë te kreditë e reja në lekë, ndërsa te kreditë ekzistuese ato ndjehen gjatë rishikimit të normave që bankat e nivelit të dytë ndërmarrin minimalisht një herë në vit.

Bankat e nivelit të dytë rishikojnë normat e interesit të kredive duke përdorur kryesisht si normë reference interesat letrat me vlerë me afat maturimi 12-mujor plus normën fikse të interesit për kredimarrësin. Një vit më parë, interesat e bonove ishin 1.8 për qind, ndërsa në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë janë 3.83 për qind.

Si shembull, një vit më parë një kredie me normë fikse interesi prej 3 për qind i shtohej edhe 1.8 përqindëshi i interesave të bonove të thesarit me afat maturimi 12-mujor dhe norma totale e interesit shkonte në 4.8 për qind.

Me rishikimin e interesave, norma totale për të njëjtin shembull norma mesatare e interesit shkon në 6.8 për qind. Diferenca rrit deri në 20 për qind këstet për kreditë 20 dhe 25-vjeçare. Si shembull, nëse një familje vitin e kaluar ka paguar një këst mujor prej 20 mijë lekësh për një kredi 25-vjeçare prej 50 milionë lekësh, me rishikimin e interesave, kësti rritet nga 15 deri në 20 për qind.

Shtrenjtimi i kredisë mund të çojë në rënie të aftësisë paguese dhe rritje të kredive me probleme, një skenar që Banka e Shqipërisë nuk e ka përjashtuar për muajt në vijim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026