“Informacioni që kishte Bejtja”- Karamuço: Ngjarjet kriminale ku ishte përfshirë

16 Mars 2024 | 20:54

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, analizoi në emisionin Review arsyet e vrasjes së Gentjan Bejtjas në banesën e tij në fshatin Larushk. Karamuço tha se Bejtja ka qenë një anëtar i bandës së Fushë- krujës, por së fundmi grupi ishte çarë dhe kishte filluar eliminimin e vetëvetes.

Karamuço renditi dhe vrasjet e bujshme në Shqipëri, ku Bejtja mund të ketë marrë pjesë dhe mund të ketë pasur informacion.

Ai shtoi se pjesëtarët e tjerë të bandës mund ta kenë eliminuar për shkak të frikës se mund të bëhet i penduar i SPAK.

“Fushë Kruja ka qenë një zonë eksperimentale, ku kanabisi, vrasjet me pagesë në fillim janë eksperimentuar aty. Çdo gjë është eksperimentuar aty.

Fushë Krujë bëjnë goditje që nga Shkodra deri në Sarandë, janë të lidhura me të gjitha grupet në të gjithë vendin, janë trans-kombëtare. Janë grupe që shkojnë në çdo cep të vendit dhe pauhen mirë. Bëjnë planin kryejnë goditjen dhe kthehen aty në strofullën e tyre ku ndihen të sigurtë.

Në rastin konkret viktima ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale dhe ka shumë informacion të mbledhura, duke filluar nga ngjarja e kryekomisarit Dritan Lamaj, me vrasjen e Santos, zhdukjen e vrasësit të dyshuar të Santos, Stafukës, ose të grupit. Ai grup është i çarë më dysh tani. I kanë ndarë interesat dhe informacionet. Edhe midis bandave ka hyrë frika e bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe për të mos ndjerë asnjë rrezik ata kanë filluar t’i heqin një nga një ata që kanë informacione”, tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026