Inkursionet ruse, Belgjika ngre qendrën për mbikëqyrjen ajrore kundër dronëve

7 Nëntor 2025 | 14:48

Këshilli për Sigurinë Kombëtare në Belgjikë mbajti një sesion të posaçëm pas konstatimit të dronëve mbi bazat ushtarake dhe aeroportet e vendit, prania e të cilëve shkaktoi një çoroditje të fluturimeve në aeroportin e Brukselit.

Për t’i bërë ballë kërcënimit, autoritetet po shqyrtojnë ngritjen e një qendre për mbikëqyrjen ajrore, si dhe ta bëjnë regjistrimin e dronëve të detyrueshëm.

“Nga një janari do të jetë operacionale NASC-ja, që do të thotë Qendra Kombëtare për Sigurinë Hapësinore. Ajo do të vendoset në bazën ushtarake në Biuveshin dhe do të ushtrojë të gjitha shërbimet. Ndaj sfidat fillojnë që në javët e ardhshme”, deklaroi ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Bernard Quintin tha se korniza e punës së qendrës së re do të përfshijë zbulimin, identifikimin dhe neutralizimin e objekteve të paidentifikuara.

Inkursionet me dronë ndodhën në një kohë kur BE po ushtron presion ndaj Belgjikës për të konfiskuar asetet e ngrira ruse që mbahen në qendrën Euroclear të Brukselit, për t’i përdorur për rindërtimin e Ukrainës.

Pavarësisht mungesës së provave, Rusia shihet gjerësisht si arkitekte e inkursioneve me avionë të telekomanduar.

Ministri belg i Mbrojtjes pritet të lëvrojë 50 milionë euro në kuadër të planit për ngritjen e qendrës së re.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh

Gruaja e kryeministrit të Spanjës, Begona Gomez do të dalë në gjyq para një jurie për akuzat e ushtrimit të ndikimit dhe përvetësimit të fondeve....
16:06 | 16/07/2026

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
15:56 | 16/07/2026