Polonia planifikon të ndërtojë murin e vet kundër dronëve

4 Nëntor 2025 | 14:10

Polonia po planifikon të fillojë nërtimin e një sistemi anti-dronë brenda disa muajve të ardhshëm, pa pritur që të zbatohet iniciativa e Bashkimit Evropian për ndërtimin e murit anti-dronë.

Këto plane u zbuluan nga vet zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk, këtë të martë.

“Ne pajtohemi me idenë e forcimit të mbrojtjes së qiellit në të gjithë Bashkimin Evropian dhe jemi të gatshëm të shqyrtojmë propozime ose zgjidhje të jashtme. Por ne u japim përparësi projekteve kombëtare”, tha ai.

Tomczyk tha se ministria do të njoftonte investime në teknologji për zbulimin, bllokimin dhe neutralizimin e dronëv, si pjesë e një programi më të gjerë të mbrojtjes ajrore.

Tomczyk, theksoi se muri anti-dronë i BE-së mund të “plotësojë” sistemin e Polonisë në të ardhmen.

Ai shtoi se ministria planifikon të përdorë programin e ri të kredisë mbrojtëse SAFE të BE-së për të financuar mburojën kundër dronëve të vendit, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.

Sipas raportimeve, duke pasur parasysh kufijtë e Polonisë me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën, ajo kishte marrë ndarjen më të madhe fillestare në kuadër të programit SAFE – 43.7 miliardë euro.

Qeveria dëshiron që elementët e parë të rinj të sistemit anti-dronë të bëhen funksionalë brenda tre muajve nga njoftimi, me të gjithë sistemin plotësisht funksional brenda dy vjetësh.

“Një armë kundër-dron duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Duhet të përbëhet nga sensorë dhe efektorë të ndryshëm që veprojnë njëkohësisht, së pari duke zbuluar dhe identifikuar objektet dhe më pas duke i neutralizuar ato”, tha Tomczyk.

Ai shtoi se iniciativat e reja kundër dronëve do të bëheshin “një shtresë tjetër” e rrjetit të mbrojtjes ajrore të vendit, së bashku me sistemet me rreze të gjatë dhe të mesme veprimi që janë tashmë të vendosura.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët

Qeveria britanike i kërkoi të enjten FIFA-s të hetojë ekipin e Argjentinës pasi lojtarët që festuan fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës me një banderolë që pretendonte...
18:15 | 16/07/2026

U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm

Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur njoftoi të enjten se dërgesat e armëve amerikane të cilat u pezulluan përkohësisht për shkak të luftës në Iran...
18:00 | 16/07/2026

Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio të enjten nisi një nismë të udhëhequr nga SHBA-të për të përqendruar përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit në atë që...
17:38 | 16/07/2026