Inspektori i Lartë i Drejtësisë vizitë në SHBA, takime në Departamentin e Drejtësisë

8 Maj 2024 | 18:28

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka nisur një vizitë pune në SHBA, me takime me drejtues kyç në Departamentin e Drejtësisë së SHBA, të mundësuara nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT) në Ambasadën e SHBA në Tiranë.

Gjatë vizitës së tij në Uashington DC këtë javë, Metani u takua me Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë Michael Horowitz, Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm Bruce Swartz dhe Këshilltarin e Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale Jeffrey Ragsdale.

Zyrtarët amerikanë riafirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në misionin e saj jetik në mbështetje të profesionalizmit, pavarësisë dhe integritetit mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Metani ka shprehur mirënjohjen për inkurajimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe në drejtim të eficencës e profesionalizmit të ekipit të Zyrës së ILD-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja...
16:36 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para

Një mjet i llojit Mercedez Benz C Class është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec para pak minutash. Mjeti ka qenë në ecje...
16:19 | 07/07/2026

Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje këtë të martë në Cërrik. Drejtuesja e mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke...
15:55 | 07/07/2026