Rama: Pavarësuam drejtësinë nga pushteti, rrëzuam monumentin e pandëshkueshmërisë
Kryeministri Edi Rama mblodhi paraditen e së martës grupin parlamentar socialist, ku i pranishëm ishte edhe i gjithë kabineti qeveritar.
Në fjalën e tij hyrëse Rama bëri një përmbledhje të arritjeve të qeverisjes së tij, theksoi se PS ka mundur të bëjë realitet atë që s’e ka bërë dot asnjë forcë tjetër politike, pavarësimin e drejtësisë nga pushteti.
“Kjo forcë qeverisëse, PS është prej 1 dekade në luftë për ta bërë Shqipërinë një shtet real ku mirëqeverisja dhe sundimi i ligjit të arrijë nivelin e një vendi të BE. Askush më parë, që nga ngritja e Flamurit s’i ka hyrë detin në këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti, ndaj asnjëherë askush që ka qenë pjesë e pushtetit nuk është hetuar nga një drejtësi e pavarur siç është sot, dhe krenarinë për ardhjen e kësaj dite nuk na e merr dot askush. Pa vendosmërinë e PS Shqipëria sot nuk do të shihte rrëzimin e monumentit më të shëmtuar të kulturës së pandëshkueshmërisë”, tha Rama.
Përpara mbledhjes se grupit, kryeministri Rama ka qenë në një takim në kryesinë e Kuvendit me Fatmir Xhafën, Elisa Spiropalin, Damian Gjiknurin, Toni Gogun, Etilda Gjonaj, Ermonela Felaj, Adea Pirdeni, Bledi Çuçin dhe Lindita Nikollën.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë