“Gjykatat, pazar i gjësë së gjallë”- Rama: Para 10 viteve, krimi kishte kapur vendin

7 Maj 2024 | 10:17

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, ku të pranishëm ishin edhe të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri një përmbledhje të situatës që sipas tij ka mbizotëruar në Shqipëri, para se PS të vinte në pushtet.

Ai tha se 10 vite më parë imazhi i Shqipërisë ishte si mos më keq, me krimin e korrupsionin që sipas tij, kishin ‘pushtuar’ vendin.

Rama tha gjithashtu se turizmi në ato vite linte për të dëshiruar për shkak të plehrave dhe spitalet ishin të papajisura me ilaçe dhe batanije, të cilat sipas tij, pacientët i merrnin me vete nga shtëpia.

“Kur shqiptarët na votuan për mandatin e parë, Shqipëria ishte në pikën më të ulët pas 1997. Rendi publik ishte përtokë. 124 vrasje në 2012 dhe 2075 aksidente nëpër rrugë. Krimi kishte fituar qetësinë e veprimtarisë së tij. Vjedhjet e shtëpive ishin pjesë e përditshmërinë në çdo qytet e fshat. Kërkesa e parë e qytetarëve ishte siguria. Korrupsioni harbonte rrugëve në çdo kontakt të qytetarit me shtetin.

Në çdo sportel qytetarët mbanin radhë të gjata duke dhënë ryshfet për të marrë një certifikatë lindjeje. Ryshfeti ishte i treti i vërteti. Spitalet nuk kishin më ilaçe, por vetëm receta për pacientët. Familjarët e të sëmurëve vinin në spital me çarçafë e batanie në krahë. Edhe kur gjeje një infermier në një karrige, nuk gjeje një karrige tjetër. Hyrja në universitete ishte si autobuzat e unazës në vitet 90-të, ku duhet të çaje me miqësi e para për të hyrë.

Prokuroritë e Gjykatat ishin pazar i gjësë së gjallë. Protestat kishin mbetur vetëm punë e PS, pasi askush nuk dilte të protestonte, sepse merrte shkopin e policit kokës, edhe po të ishte në karrige invalidi. Protestuesit e vrarë me pushkët e shtetit nga Kryeministria, përcaktoheshin thjeshtë si kriminelë, që kishin marrë dënimin e merituar. Imazhet për Shqipërinë ishin si mos më keq. Edhe kur flitej për turizëm, shkaku ishte sa shumë plehra kishte Shqipëria”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026