Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat në Kryesinë e Kuvendit
Nën drejtimin e kryeministrit Rama do të mbahet sot në orën 10:00 mbledhja e grupit parlamentar socialist, ku i pranishëm do të jetë edhe i gjithë kabineti qeveritar.
Në mesazhin e dërguar deputetëve, këta të fundit janë porositur që të mos mungojnë dhe të jenë disa minuta përpara nisjes së mbledhjes të pranishëm në kryesinë e kuvendit.
Euronews Albania ka mësuar se fjala e kryeministrit Rama pritet të jetë e hapur për mediat, ku pritet të adresojë çështje të cilat kërkojnë zgjidhje, ndër të cilat do të jetë edhe prezantimi i një reforme për administratën publike.
Pjesë e fjalës së tij mund të jetë edhe drejtësia, në një kohë kur shumë zyrtarë të korruptuar janë në dyert e SPAK.
30 minuta përpara mbledhjes së grupit parlamentar, kryeministri Rama do të takohet po në kryesinë e kuvendit me 5 kryetarët e komisioneve që janë në radhët e partisë socialiste.
Pas mbledhjes, kreu i qeverisë do të niset drejt Gjermanisë për një vizitë dy ditore pune.
Në fund të kësaj jave, Rama do të nisë turin me diasporën, ku ndalesën e parë e ka më 12 maj në Athinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë